 |
Bime barishtore shumevjecare. Rritet ne vende barishtore, buze rrugeve, livadheve, kullotave; ka perhapje te zakonshme nga zona e ulet e deri ne ate subalpine.
Lulesat bashke me lulet jane perdorur ne mjekesi qysh ne kohet e lashta. Lulet permbajne saponine, fitoncide, vitamine C, karotine, 3,8-10 % lende regjese, vaj esencial me alfa-pinen dhe seskuiterpen, glukozinin hiperine, hipericine, lende te kuqe pseudohipericine, acid nikonitik, koline, pektine, flabofen, rodan.
Lengu i perftuar nga zierja e lules pihet si caj kunder gastritit dhe ulcerave te stomakut dhe deudenumit, ndihmon tretjen e ushqimeve, kunder diarese e dizanterise, si qetesues i dhimbjes se zorreve, per te pastruar gjakun, kunder tuberkulozit, per ndalimin errjedhjes se gjakut me menstruacionet e shumta e ne majasellet, ne rastet e reres ne melcine e zeze, si qetesues i dhimbjeve te kokes me origjine nervore. Mund te perdoret ne forme infuzi ( 1 luge gjelle ne 0,5 litra uje ). Lulesat, te zhytura ne vaj ( ne kete rast ne nje shishe 1 litershe 250 gram mase futen ne 0,5 liter vaj ulliri ) mbasi perzihen mire lihen per nje periudhe deri sa te mare ngjyren e kuqerremte. Mbasi vaji merr ngjyre kullohet dhe pihet nga nje luge ne mengjes dhe nje ne mbremje kunder ulcerave te stomakut e duodenumit, kunder djegies, per te lyer plaget e qelbezuara qe perteriten me veshtiresi dhe per te ndaluar rrjedhjen e gjakut.
Ne ekstraktin e lulebasanit eshte gjetur nje fitoncid i quajtur imamin, i cili vepron si vrases i nje sere bakterieve dhe si stimulues ne perteritjen e indeve te demtuara kryesisht nga diegia. Lulebasani eshte vecanerisht helmuese per dhente e kuajt dhe me rralle per gjedhin dhe derrat...
Pjesa mbitokesore e lulebasanir, e grumbulluar ne fund te lulezimit dhe ne fillim te frutifikimit, perdoret per te ngjyrosur me te verdhe sendet e leshta...
Materiali eshte marre nga libri " Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone"
Autor: Mustafa Demiri.
|
|
 |
|