DELLINJA E ZEZE
Juniperus communis
Shkurre deri 5-6 m e larte. Rritet nga zona e ulet e deri ne ate te ahut, ne vende jopjellore; ka perhapje gati te zakonshme.
Druri i dellinjes eshte i kuqerremte. Lekura permban tanine, qe mund te perdoret ne rregjjen e lekureve. Fruti, ne gjendje te thate, permban 29-42 % sheqer, 9,8 % yndyre, lende albuminoide 5 %, lende rregjese 8 %, rreshire 8 %, si dhe acide organike, lende te hidhura, juniperine, kripera minerale etj; permbajne dhe 0,5-1,5 % vaj esencial ( me alfa-pinen dhe terpene te tjera ) qe gjejne perdorim ne industrine e parfumerise dhe te lekureve. Nga fruti i dellinjes nxirret raki; pergatiten pije te ndryshme.
Ne mjeksi frutat e perdorura ne forme infuci ( 1 luge kafeje e grimcuar ne nje gote uje ) duke u pire dy here ne dite, sherbejne si diuretike ne saje te vajit esencial dhe kryesisht te perberesit te tij terpinen - 4 - ol. Preparatet e perftuara nga frutat e dellinjes se zeze perdoren ne bronket katarrale, ne semundjet qe vijne pas te ftohtit dhe si qetesues te kolles. Nga jashte, ne forme kompresash dhe banjash, ato perdoren ne semundjet e lekures dhe kunder reumatizmes.

Materiali eshte marre nga libri " Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone"
Autor: Mustafa Demiri.
Back to Main         
© Copyright 2002 Alb-Info, Tirana, Albania.All Rights Reserved.