Pėrēarje
nė PAD pėr Presidencėn, Neritan Ceka kundėr Imamit
Presidenti aleancist thotė se nuk do tė ketė njė vendim tė
prerė pėr bojkot tė seancės zgjedhėse.
TIRANE / (
29 maj )
- Aleanca Demokratike shfaqet me qėndrime
tė ndryshme pėrsa i pėrket votės qė do tė japė ajo
pėr emrin e ri nė krye tė shtetit shqiptar. Neritan
Ceka, president i kėsaj partie, rrėzoi sot deklarimin e
njė dite mė parė tė Preē Zogajt se ka gjasa tė
bojkotimit tė seancės plenare tė Kuvendit pėr
zgjedhjen e presidentit tė ri.
Z. Ceka tha edhe se nuk bėhet fjalė pėr
refuzim tė emrave konkretė duke nėnkuptuar atė tė
Fatos Nanos. Lideri aleancist nėnvizoi se do tė shihet
fillimisht se kush do tė qartėsohet si emri socialist pėr
postin e presidentit dhe mė pas do tė merret njė vendim
i qartė por qė nuk nėnkupton njė bojkot parlamentar.
Deklarimet e djeshme tė
Preē Zogajt
Edhe Partia Aleanca Demokratike po
rreshtohet pėrkrah Paritsė Demokratike nė vendimin pėr
tė bojkotuar seancėn plenare ku do tė bėhet zgjedhja e
Presidentit tė ri.
Preē Zogaj njė ndėr drejtuesit e kėsaj
partie tha djet se "tė paktėn tani pėr tani, nuk bėhet
fjalė pėr njė votim pro Nanos nė postin e kreut tė
shtetit, por pėrkundrazi nė do tė vendosim tė mos
marrim pjesė fare nė seancėn e votimit".
Por z. Zogaj pranoi se ky do tė ishte njė
vendim zyrtar nė tėrėsi i partisė ku merr pjesė.
Zogaj pohoi se kjo pritet tė jetė mjaft e vėshtirė
pasi kohėt e fundit ēarjet brenda PAD-sė janė tė
theksuara duke u pozicionuar pro dhe kundėr aleancės me
Partinė Socialiste.
Ndėrkaq vetėm njė ditė mė parė,
ishte Bamir Topi i Partisė Demokratike qė pohoi se
seanca plenare pėr zgjedhjen e Presidentit do tė
bojkotohet nga demokratėt deputetė. "Partia Demokratike nuk do tė
marrė pjesė nė seancėn plenare ku do tė votohet pėr
emrin e ri tė kryetarit tė shtetit".
Z. Topi theksoi
se ky bojkot parlamentar bėhet pėr tė mos marrė pjesė
nė njė seancė ku do tė bėhet zgjedhja e Fatos Nanos nė
postin e Presidentit. Kryetari i grupit parlamentar
dmeokrat Bamir Topi, mohoi qė ky
bojkot tė bėhet nga frika e njė rrjedhjeje tė mundshme
tė votave tė demokratėve nė votimin e fshehtė pėr
zgjedhjen e Fatos Nanos. /ke/ ( Alb-Info )
Pasqyra
e plotė e lajmeve