|
Specialėt
nė Tropojė kėrkojnė ekstradimin e tė shumėkėrkuarve qė gjenden nė
Kosovė
Pasi nuk po duken rezultate tė qėndrimit tė forcave speciale
tė Tiranės, nė veri tė vendit.
TROPOJE / (
29 maj )
- Forcat
speciale tė Tiranės tė instaluara prej afro njė
muaji nė rrethin verior tė Tropojės, pohuan se
nuk po arrijnė objektivat e vėna pėr kapjen e tė
gjithė elementėve tė dyshuar pėr krime tė rėnda.
Burime nė repartin
e "Briskut", thanė se problemi kryesor
pėr specialėt, ėshtė zhdukja nė drejtim tė
Kosovės pėr kohėn kur kėto forca ndodhen nė
Troojė, tė rreth 100 personave tė shpallur nė
kėrkim.
Burimet shtuan se
policia ka pėrgatitur prej kohėsh njė listė tė
gjatė me mė shumė se 100 emra tė cilėt
dyshohen nga blutė si tė inkrminuar nė krime tė
ndryshme si vrasje etj. Por mungesa e njė marrėveshje
ekstradimi mes qeverisė shqiptare dhe forcave tė
UNMIK-ut qė administrojnė aktualisht Kosovėn, bėn
qė tė frenohet proēesi i kapjes sė tė shumėkėrkuarve.
Ndėrkohė burimet
thonė se ka nisur njė tratativė mes policisė
shqiptare dhe asaj ndėrkombėtare nė Prishtinė
pėr tė arritur njė marrėveshje ekstradimi tė
personave tė shpallur nė kėrkim
nga tė dy vendet, pėr krime tė rėnda.
/ke/( Alb-Info )
|