NATO
mohon tė ketė informacione mbi ashpėrsim tė gjendjes nė kufirin
FYROM-Kosovė
"Nuk ka ndonjė informacion pėr personat qė sipas
autoriteteve maqedonase kishin sulmuar njė autokolonė".
BRUKSEL / (
29 maj )
- Aleanca veriatlantike bėri tė ditur se nuk ka
ndonjė informacion pėr personat qė sipas autoriteteve
maqedonase kishin sulmuar njė autokolonė tė ushtrisė
maqedonase pranė kullės kufitare tė Tanushės nė
kufirin midis Maqedonisė dhe Kosovės. Zyrtarėt e NATO-s
nė Shkup hodhėn poshtė shkrimet e shtypit maqedonas nė
tė cilat citohej NATO tė kishte thėnė se njė grup nga
Kosova kishte sulmuar dhe ishte kthyer mė pas nė Kosovė.
Zyra e aleancės nė Shkup theksoi se e vetmja gjė qė
mund tė konfirmonte ishe se tė shtunėn kishte ndodhur
njė incident nė zonė, siē ishte raportuar nga ushtria
maqedonase. Ministria maqedonase e mbrojtjes pati njoftuar pėr
incidentin e sė shtunės pranė kullės sė kontrollit tė
Tanushės, duke thėnė se njė grup terroristėsh, siē i
quante, kishin sulmuar konvojin e ushtrisė maqedonase,
por pa shkaktuar viktima.
Nė njoftimin e ministrisė
thuhej vetėm se ushtria maqedonase ishte kundėrpėrgjigjur
dhe se grupi i personave tė armatosur ishte tėrhequr
thellė nė zonėn pyjore, pa specifikuar se nga kishin
ardhur ata qė sipas saj kishin qėlluar me raketa dore tė
hedhura me zola konvojin e ushtrisė maqedonase. (QIK)
(
Alb-Info )
Pasqyra
e plotė e lajmeve