|
October 2001 Monopol
faktik apo gare e parregullt audience?
Ka
jo pak kohe qe publiku eshte shume i njohur me luften e re
qe ka lindur ne Shqiperi, ate mediatike. Ne fakt dihet se
lufta behet mes te medhenjve por shtoji ketu dhe ngjyrimin
politik dhe shihet se ku degjeneron kjo lufte. Prej vitit
2000 nje padi e KlanTv e inkuadruar ne kompanine Media6,
ka “detyruar”, drejtorin e saj Aleksander Frangaj qe
te dale e ridale ne TV qe drejton duke argumentuar
gjithnje me nje reference arsyet qe kerkon te beje
drejtesi. Dhe per ta bere kete sa me te besueshme e me
“te dhimbseshme” per publikun ai “proneson” ne
shprehjet e tij kompanine televizive me te madhe ne vend.
Se fundi edhe Apeli i Durresit ka rikonfirmuar vendimin
per t’iu marre me pahir Shijak Televizion plot 335
milione leke ose 195 mije USD. Kjo sepse sic shprehet
akuza vendimi I Faktit eshte i mbeshtetur ne ligj.
Pikerisht ketu heziton Shijak TV. Ky i fundit thekson se
nuk ka asnje mundesi ligjore qe te kete denime te tilla
per te drejten e autorit.
Gjithsesi
problemi vazhdoi edhe me teper duke bere qe ankimimi te
jete i gjate. Nga ana e tij TVKlan pjese perberese e
nje kompanie mediatike te emertuar Media6 ka
theksuar se shume pak do ta preokuponte mbyllja ose jo e
ketij kanali televiziv. Por Shijak Tv eshte televizioni i pare privat ne
Shqiperi i ngritur qe ne 1996 me studio
fillimisht ne Shijak e me pas transferuar plotesisht ne
Tirane. Ky televizion eshte shume prane opozites e
vecanerisht Partise Demokratike. Ky televizion ka qene dhe
vazhdon te jete ne menyre konstante prane kesaj partie. Megjithese deri tani, Klan nuk ka
dale hapur pro qeverise, ai e beri kete pak jave me pare
kur beri dhe zgjedhjen perfundimtare Meten ne rivalizimin
e tij me Nanon. Madje ky television e tregoi kete edhe me
komplimetat per Meten dhe kritika fare te pakursyera per
Nanon. Kompania Media 6 ben pjese ne ADA Grup, qe ka nje
shumice aktivitetesh, te pakten 21, sipas vete informacionit
te publikuar ne rrjet prej saj. Ne keto biznese verehet qe
kjo kompani te kete nderhyrje ne fushat jo vetem mediatike,
por edhe informatike, lojera fati etj dhe deri ne punime
vetratash duralumini.
Nderkaq
sa mund te mbroje Klan prodhimin e blere sipas saj? Random
ne te gjithe boten e drejta televizive e transmetimit
blehet vetem per nje sezon futbollistik duke lene
hapesira normale per rikonkurrim me te tjere ne sezonet
pasardhese. Por c’ndodh? TvKlan blen te drejten e
transmetimit per tre vjet rrjesht per Kupen e Kampioneve
ne Evrope dhe Kategorine e pare ne futboll te Kampionatit
Italian. Keto te gjitha per nje shume te deklaruar vetem
fillimisht prej medaive Klan ne masen prej 200 mije
dollaresh. Tani e njejta shume kerkohet per transmetimin e
disa ndeshjeve nga TVShijak.
Nga
ana tjeter me te drejte cdo rrjet tjeter televiziv dhe
populli I gjere shtron pyetjen a duhet qe kur pretendon te
emetosh programe teresiht te blear te veprosh kunder kesaj?
Tv Klan si cdo TV tjeter perfshire dhe shteterorin
transmeton muzike, dokumentare dhe filma te huaj e
shqiptare, animative dhe artistike te cilet nuk jane blere
nga ky television dhe kur logoja e tyre eshte e
pashmangshme atehere behet fshehja e saj nepermjet
shiritave ne ngjyre te erret.
Ne
kete pike shtrohet serish nje pyetje a ekziston ende e
drejta e autorit ne Shqiperi dhe per me teper nga
monopolet e verejtura a eshte ndershme konkurrenca aktuale
per te qene te gjithe ne pisten e audiences?
Lajmet
e dites
|