|
Plezhė -
Bushat, Shkodėr
Kur
do tė ēngujohet familja e njeriut tė parė qė u
ngujua nė Shqipėri?
Liria e vrarė
e Ndoc Kapcarit
Oborri
i shtėpisė sė tyre ka njė formė tė ēuditshme, gjysėm
rrethor e
gjysėm katėrkėndėsh,
me mure tė lartė ngjyrė shiu dhe me shumė mister.
Prej larg shtėpisė
i dallohet vetėm taraca, njė shesh i mjeruar betoni
mbi banesėn-garazh,
ku ata jetojnė prej vitit 1994. Herė pas here nėpėr
tė, prej larg,
dallohet njė grua, e cila ngjitet pėr tė vrojtuar
fushnajėn e verdhė.
Nė dorė i shquhet njė armė. Eshtė Xhovana Kapcari.
Ndonjėherė rojen e
bėn e bija e saj, 18 vjeēare. Ndoci ruan veē natėn. Dy
qentė e tyre janė
gjithnjė roje.
Ata jetojnė aty, tė ngujuar dhe ndoshta janė tė vetmit
shqiptarė qė
thuajse nuk e patėn
fatin ta prekin me dorė ndryshimin e thellė qė pėsoi
vendi nė vitet pas rėnies
sė diktaturės.
Dikush kėrkon t i
vrasė dhe ata duhet tė fshihen pėr ti ikur plumbit.
Shteti nuk i mbron.
As tė afėrmit nuk i mbrojnė dot. Tė njohurit e tyre
vetėm ofshajnė, ndėrsa
zyrtarėt thonė se rasti u duket i pashpresė. Kanė
kaluar mėse dhjetė
vjet tashmė.
Vetėm ndonjė armė
e vjetėruar qė pėrpiqen ta fshehin kur u vijnė njerėz,
u jep atyre njerėzve tė stėrlodhur nga pritja njėfarė
sigurie tė dyshimtė.
Ndoci gati qan kur e
pyet sesi. Sytė e 51 vjeēarit janė plot mall pėr njė
jetė qė iu mbyll
pikėrisht kur ai nisi tė besonte tė kundėrtėn.
PLUHUR
DHE GJAK
Ju
nuk besoj tė keni qenė nė Plezhė, njė fshat pak
kilometra, pasi kalon
Bushatin, pa arritur
nė Shkodėr. Fshati ėshtė shumė i bukur i hapėrdarė
hareshėm pėrmbi njė
kodėr pjellore, ku spikasin gjelbėrt frutorė dhe
degėza hardhie.
Ndoci ka lindur aty. Po aty, tani po pret vdekjen. Nė njė
mėnyrė tė
mjerueshme, ai thotė se bukėn e gojės mezi e nxjerr, nėse
nuk
ia falin. Njė nip qė
ka tashmė nė Itali i ndihmon dhe vajza e madhe
gjithashtu i pėrkujdes
disi. I vogli i tyre, djali i vetėm 10 vjeēar, ka
lindur vonė. Ai ėshtė
vėrtet njė fėmijė gjaku qė ata e pėrcjellin me
shumė dhimbje nėpėr
fjalė qė thonė pa shumė kuptim. E duan si udhėtari
mirazhin e jetės.
Por kanė shumė frikė pėr tė. Dy herė kanė tentuar
tua
vrasin, ndėrsa ishte
i vogėl, katėr vjeē. Ata thonė se e kanė bėrė kėtė
nė emėr tė Kanunit.
Po tė cilit Kanun?
Kur i jam drejtuar
asaj shtėpie, ndėrsa makina kafshonte zhavorrin e
hollė tė rrugės pėrgjatė
njė vije tė thellė uji, mė ėshtė kujtuar Emil
Kusturica dhe ironia
e tij pafundėsisht e dhimbshme pėr ata qė nuk
arritėn asnjėherė
ta njohin lirinė, duke u pėrpjekur tė shpėtojnė
thjesht
lėkurėn, pa e
kuptuar se lėkura e jetės ėshtė vetė liria.
Por Ndoc Kacari e do
lirinė e tij. Nė shkurt tė viti 1991 ai ishte nė njė
radhė dyqani, po
merrte vezė, ende mban mend sa kokrra donte tė blinte, i
kujtohet vendi, pamja,
ajri i tendosur
Shkund sytė prej pamjeve qė e
drithėrojnė, ndėrsa
thėrret Xhovana, sill ndonjė send pėr miqtė. I
duhet kohė. Tė marrė
frymė. Tė rikthehet. Mbrapsht. Eshtė po atje, nė
Shkodėr, ku jetonte
me fėmijėt e tij dhe gruan shtatzanė. Xhovana kujton
detaje, mes fjalėve
tė tij tė hutuara.
Tre djem erdhėn dhe mė tėrhoqėn pėr krahėsh, mė
nxorrėn nga rradha.
Donin tė merrnin pėrpara
meje, tė mė linin pa vezė
Ky rrėfim ėshtė i
vėshtirė tė
kuptohet nga dikush qė nuk e ka jetuar zinė e bukės sė
vitit
1991.
E shoh si sheh tė shoqen. Me sy tė butė. Ajo ka qenė
shtatzanė atėherė.
Ata prisnin djalin e vetėm, qė tani as nuk e gėzojnė
dot. Ai duhej tė
kthehej nė rradhė.
Ka luftuar. Eshtė pėrleshur. Kishte orė qė priste nė
dyqanin e ngushtė. I
ka dėbuar djemtė huliganė dhe shumė i lumtur arrin tė
dalė mė pas nga
shitorja duke mbajtur
nė dorė njė trastė me dhjetė kokrra vezė. Mezi pret
tė arrijė nė shtėpi.
Por njė goditje nė
zverk me njė gjyle tė hekurt e lėkund keqas. Mbahet
pas hijes sė trupit tė tij tė lidhur. Reziston. Njė
levė e dytė e godet
nė shpatull ndėrsa
njė i tretė i ngul nė kurriz dy thika. Eshtė i nxehtė
gjaku i tij. I rėndė.
Lėkundet dhe bie pa ndjenja ndėrsa nė shpinė njė
gjė djeg pafundėsisht.
Djali i fundit qė i
ka ngulur thikėn, merr biēikletėn qė ka lėshuar
pėrdhe dhe ikėn
nga sytė kėmbėt, pa dalluar se fare pranė ndodhet njė
shtyllė tensioni. Pėrplaset
pas saj, lėkundet dhe bie bashkė me
biēikletėn. Koka i
has nė asfalt, nė kėndin e betontė tė trotuarit me
rrugėn. Pingul. Vdes.
Atypėraty. Njerėzit mblidhen dhe Ndoc Kapcari
tregon se ai ka parė
vetėm njė grumbull me njerėz qė megjithėse ai ishte
i plagosur rrinin pėrreth
njė gjėje tjetėr, qė ai e dalloi se ishte njė
njeri.
Me shumė mundim, arriti tė pyeste dhe nė fund vendosi tė
shkojė drejt e
nė polici. Kishte
ndodhur njė fatkeqsi dhe ai gjendej nė qendėr. Ky ishte
gjithė faji i tij.
Tre hetuesi tė njėpasnjėshme
provuan se ai ishte i pafajshėm. Familja qė
humbi djalin e akuzoi
Ndocin si vrasės, por ai kėmbėnguli se nuk kishte
gisht nė ēfarė
kishte ngjarė, madje ai ishte viktima reale e ngjarjes
dhe
jo shkaktari i saj.
Familja e prekur nga
dhimbja e humbi arsyen dhe i kėrkoi Kapcarit tė
ngujohej pėrndryshe
jeta e tij do tė merrte fund nė plumb. Dhe Ndoci u
mbyll nė pritje tė
arsyes. Por ai nuk e dinte ende se ku jetonte.
Duke
pritur Jetėn
Qė
nga ai ēast kanė kaluar dhjetė vjet. Ndoci tregon se
persona tė
panjohur qė ai thotė
se mund tė jenė edhe tė paguar kanė tentuar ta
vrasin gruan e tij
dhe vajzėn e madhe qė atėherė ishte vetėm 13 vjeēe.
Ma kanė shpėtuar komshinjtė- thotė me mirėnjohje.
Katėr vjet pas kėsaj
ngjarje, njė grua e
veshur me tė zeza u shfaq nė shkallėt e pallatit tė
tij dhe qėlloi me
pistoletė kundėr njė vogėlushi qė po luante atypari.
Ishte i biri i Ndoc
Kapcarit. Zoti desh qė djali tė mos vritej, por prej
asaj dite fėmija u
mbyll, sepse siē thanė njerėzia, e ėma e djalit tė
vdekur e kishte
humbur mendjen.
Kur ai mbushi pesė
vjeē, Kapcari dhe e shoqja arritėn tė gjejnė rrugėt
pėr ti nisur
djalin dhe vajzėn e madhe nė Itali te disa tė afėrm ku
ata
do tė mund tė ishin pak mė tė sigurt. Njė vajzė e
mbajtėn pranė vetes dhe
tani ajo jeton bashkė
me prindėrit, ngujuar, nė pritje tė fatit tė saj.
Ndoci thotė se u
detyrua ta braktiste Shkodrėn, kur rreth 15 vetė tė
armatosur i sulmuan
shtėpinė me idenė pėr ta vrarė brenda nė shtėpi me
ēdo kusht. Me 100
peripeci shpėtoi nė minutėn e fundit gruan dhe vajzėn,
ndėrsa vetė iku
rrokopujė mes plumbash, derisa ndaloi njė makinė e cila
e
pėrcolli miqėsisht
deri nė fshatin Plezhė, ku ai u kėrkoi ndihmė
bashkėfshatarvė te
tij. Dikush solli blloqet, dikush bėri llaēin dhe tė
gjithė bashkė i
ngritėn Ndoc Kapcarit atė shtėpi garazh qė ai mban
prej
mėse 5 vitesh.
Natėn njerėz tė
panjohur i sillen pėrreth shtėpisė duke ēmendur qentė
dhe
duke i bėrė burrė e grua tė jetojnė nėn terrorin se
dikush do ti vrasė
patjetėr dhe se e
gjithė jetėvdekja e tyre ėshtė njė ēėshtje kohe.
Hedhin edhe gurė- thotė Ndoci me zėrin qė i ėshtė
mrrolur nga stressi.
Nė mes tė shtėpisė
ka njė fuēi me rėrė pėr tu fshehur nėse dikush do
ti
sulmojė me armė tė
rėnda.
Shteti nuk ekziston nė
kėto anė. Ose tė paktėn pėr Ndoc Kapcarin nuk ka
mė shtet. Shteti ra
mė 1991 dhe ai vdiq pėrposhtė trupit madhosh tė
djaloshit qė i nguli
burrit shtatfortė dy thika nė shpatull.
Kam denoncuar sa herė. Jam i kėrcėnuar,- thotė
Ndoci me sy nga oborri.
Por fjalia qė ai thotė mė shpesh ėshtė Unė jam i
pafajshėm. Dhe nė fakt
kėtė e dinė tė gjithė.
Fjalė,
imzot, vetėm fjalė
Dera
e Ndoc Kapcarit ka qenė gjithnjė hapur pėr miqtė. Zėvendės-
ambasadori gjerman ishte para njė muaji gjithashtu pėr
njė vizitė nė
shtėpinė e njeriut
qė nė vend ėshtė ngujuar i pari.
-
Po sikur tė mė hyjnė nė oborr, tė vijnė pėr tė mė
vrarė ēfarė tu bėj
unė?,- tregon Ndoci sesi e ka pyetur zėvendės-ambasadorin
gjerman.
-
Vraji, qėlloi dhe vraji- mė tha,- vazhdon tė rrėfejė
Ndoci. Kėshtu mė
tha gjermani, asnjė
ligj nuk tė dėnon dot!
Gjithė veprimet e
tij kanė tani disi lidhje me armėn, qė e mban mbushur e
ngrehur. Xhovana shkon e vjen nėpėr shtėpi, ndėrsa nė
tryezė hapen si pa
ndjerė albumet. Nuk ka asnjė foto tė marangozit tė
dikurshėm tė Shkodrės,
asnjė pėr be. Duhet t i ketė hequr pėr tė mos e
vuajtur mė tej lirinė e
munguar.
Nė shtėpinė e Ndocit ka shkelur edhe Avokati i Popullit.
Ermir Dobjani, u
ka premtuar atyre viza pėr nė Kanada si rruga mė e mirė
pėr ti nxjerrė
nga ky gjak i
marrosur. Ndoci e beson se avokati nuk gėnjen. Por ai nuk
beson se kjo gjė do tė mund tė ndodhė.
Edhe pak thotė, ndėrsa ne jemi ngritur pėr tė ikur,
edhe pak dhe nuk
duroj mė. Do tė dal. Po deshėn tė mė vrasin, le tė mė
vrasin e le tė bien
rehat, po mė bėhen 11 vjet mbyllur.
Xhovana hap e mbyll portėn e hekurt qė rrėshqet e
pazhurmė pas makinės qė
del pragun. Pėrtej
metalit tė zi tė saj i shoh ende duart e tyre qė varen
dhe nuk pėrshėndesin dot mė; asnjeri. Duart e tyre e
kanė humbur lirinė
pa pasur pranga.
Ndėrsa brenda atij oborri pa shumė formė, nėpėr barin
e shkurtėr
bojėvjeshte, ka mbetur tani e ngujuar edhe liria ime
Shkurt 2002
Lajmet
e dites
|