Albinfo.com Cognigen   About Alb-Info Contact Chat Banner   Register URL Your Name  

www.albinfo.com
Alb-Info News Information

 Vini Re! Duke filluar nga data 30 gusht, Alb-Info po eksperimenton lajmet me te fundit nga trevat shqiptare. Informacionet do te jene te updatuara brenda dites. Faqja behet refresh  ne ore te ndryshme te dites.  Jeni te lutur te na dergoni komentet, sugjerimet apo verejtjet tuaja.
English relations news refresh every 15 minutes

 Culture Sport Economy Politics  Computer Books Kosova

Trafiku zgjerohet bashke me qendrat per rehabilitimn e viktimave

Nga Alban BALA

Vera Leskaj ėshtė e dėshpėruar. Prej katėr vitesh ajo drejton nė Vlorė njė strehė pėr vajzat e trafikuara pėr qėllime prostitucioni, tė cilatkapen nga policia e tė dy brigjeve. Znj.Leskaj thotė se trafiku ka ardhur nė rritje, ndėrsa shpjegon:

“Trafiku eshte rritur, po ta krahasojmė me vitet mė parė. Psh nė se ekrahasojmė me 1999, unė kam intervistuar 136 vajza, nė vitin 2000 267 dhe nė vitin 2001 428 dhe pėr kėto dy muaj 67 vajza. Do tė themi se kemi njė rritje tė kėtij trafiku, por nga ana tjetėr kemi edhe njė goditje tė kėtij trafiku, sepse nė fund tė fundit i gjithė ky numėr ėshtė numri i atyre qė janė kapur nga kuesturat e qyteteve nė Itali qė janė rikthyer nė Shqipėri apo nga policia jonė, ndėrsa kėto vajza po lėviznin me destinacion Italinė”.

Znj.Leskaj thotė se e gjithēka ndodh nė sy tė tė gjthė qytetit tė saj tė Vlorės.

“Them se tė gjithė kanė informacion pėr kėtė, dmth nuk ėshtė se nė gjithė kėto vite nuk dihet sesi vepron apo sesi ėshtė organizauar trafiku i qenieve njerėzore. Fakti se ka qytetarė qė i vėnė shtėpitė nė dispozicion tė kėtyre trafikantėve, fakti se ka qytetarė qė vėnė furgonat e tyre trasnportojė nė lėvizje pėr kėta klandestinė, fakti qė vetė skafistėt i transportojnė kėta, do tė thotė se ėshtė njė skemė e ditur tashmė nga ne qyterarėt, sepse ne i kemi para syve, ne i shohim”- thotė znj.Leskaj. Sipas informatave gati popullore nė Vlorė, rreth 50 skafistė zotėrojnė mbi 100 barka tė shpejta. Gati 20 prej tyre udhėtojnė ēdo natė, madje kur koha ėshtė e mirė 2-3 rrugė. Ēdo skaf ka ekipin e tij, i cili pėrfshin njė shoqėrues pėr “mallin” siē thirren kėtu njerėzit, ka furgonin e tij, i cili bėn linjėn qytetse nė lidhje me qendrat e mėdha, si dhe ekipin e rojes, ku pėrfshihet edhe ruajtėsi i rendit me uniformė.

Vera Leskaj thotė se inkrimini i policisė ėshtė individual dhe jo institucional. Njė studim i mėparshėm i organizatės Save the Children zbulonte se 10% e forcave tė rendit ishin tė pėrfshirė nė trafikun e vajzave dhe tė miturve. Por drejtuesja e programit anti-Trafik nė Organizatėn Ndėrkomėbatre tė Migracionit nė Tiranė, Degan Ali, thotė se Policia ende nuk ka hyrė nė veprim. Duke pėrshėndetur njė strategji pėr luftėn kundėr trafiqeve, 29 vjeēarja amerikane thotė

“Tani qė Strategjia u ngrit, Dokumenti u pėrgatit, tani po presim pėr veprime konkrete. Jemi tė lumtur qė njė Forcė Speciale ėshtė ngritur nė Ministrinė e Rendit Publik, por ne presim tė shohim mė shumė trafikantė tė arrestuar”, thotė Degan Ali.

Por policia shqiptare ėshtė akuzuar nga Amnesty International se ka dėnuar mė shumė viktimat sesa trafikantėt e tyre. Vera Leskaj thotė se gjatė vitit 2000 policia ndaloi 428 prostituta dhe vetėm 2 protektorė. Znj.Leskaj thotė se vajzat mbartin trauma shumė tė rėnda.

“Unė do t;ju thosha juve se ne kemi vajza qė na kanė ardhur me kokė tė ēarė, 16 tė qepura, kemi vajza qė na kanė ardhur me fyt tė prerė, vajza qė e kanė patur barkun me 3- 4 tė ēara, tė operuar, apo edhe dėmtime tė tjera tė organeve tė trupit dhe kemi patur vajza, vazhdojmė tė kemi nė qendėr vajza me probleme tė sistemit nervor”.

Vera Leskaj thotė se rrjeti ndėrkombėtar i trafikimit ndėrthuret nė vend me rrjetin e protektorėve tė pavarur, qė mashtrojnė vajza me premtime punėsimi apo martese. Drejtuesja e qendrės thotė se nė qytetin e saj njeh tė paktėn 22 protektorė. Ndėr zbulimet e fundit, Leskaj thotė se zona mė e goditur tani ėshtė ajo verilindore.

“Tė ardhurit e fundit qė po vijnė nė Vlorė pėr tė kaluar nė Itali janė nga zona verilindore, nga Mati, Dibra, Peshkopia. PO nga kėto zona janė dhe vajzat e trafikuara qė kalojnė nė Itali”.

Qendra e Vlorės, e cila mbėshtetet financiarisht nga shoqata ndėrkombėtare “Save the Children” ėshtė njė prej disa strehėzave qė janė ngritur nė vend nga ndėrhyrja humanitare. Organizata Ndėrkombėtare e Migracionit IOM do tė hapė kėtė javė njė shtėpi tė re vetėm pėr vajzat shqiptare, ndėrsa deri tani mbėshteste njė tjetėr qendėr nė Tiranė bashkė me ICMC-nė. Ideuesja e projektit tė ri tė IOM, Degan Ali shpjegon:

“Arsyeja kryesore pėr dy qendra ėshtė pasi dy grupoet janė krejt tė ndryshme, kanė nevoja tė dallueshme qė duhen plotėsuar. Nė fillim kur projekti zuri fill, kishim idenė t’i ndihmonim tė dy grupet nė njė ngrehinė tė vetme, por shpejt e kuptuam se kjo ishte tepėr e vėshtirė… Viktimat shqiptare kėrkojnė mė shumė punė dhe personel tė pėrkushtuar ndaj tyre”.

Organizmat ndėkombėtare kanė vlerėsuar se Shqipėria ėshtė vend origjine, por mė shumė korridor trafiku pėr vajza nga Rumania dhe Moldavia- kryesisht, por edhe pėr vajza ruse, ukrainase, bullgare, falė kufinjve tejet porozė. Analistėt thonė se nė ēdo kufi qė kapėrcejnė vajzat shfrytėzohen si prostituta.

20 Shkurt 2002

Lajmet e dites

  


 

  5 Probleme

Kur do tė ē’ngujohet familja e njeriut tė parė qė u ngujua nė Shqipėri?
Monopol apo garė e
parregullt audience?
Trafiku zgjerohet bashke me qendrat per rehabilitimn e viktimave
 

  Te perditshme

•  ATSH
 
  Rekomandojme
•  VOA
•  Balkan Info
 

The latest news from World:


CNN.com multilingual
Euronews
multilingual
ABCnews.com
english
New York Times english
International Herald Tribune
english
WashingtonPost.com
english
Corrierre Della Sera
italian
Reuters
english
AFP multilingual
All newspapers english
Athens News Agency (ANA): English

© 1999-2001 Alb-Info Albanian Guide. All rights reserved.  More Alb-Info News Contact Information