SHEREBELI
Salvia officinalis
Rritet kryesisht ne shpate gelqerore me kundrejtim jugor e jug-perendimor, ne kullota, nga zona e ulet e deri ne ate subalpine. Eshte mjaft e perhapur shpesh ne formacione me vete.
Gjethet e saj permbajne vaj esencial ( 2-2,5 % ), saponine, alkaloide ( rreth 0,1 % ), lende rregjese ( 3-8 % ), rreshire ( -56 % ) etj. vaji esencial perbehet nga 40-47 % tujon, borneol, cimol, kamfor, pinen, dipenten, linalool. Ne gjethe jane gjetur edhe acid fumarik, glukoze dhe pentoze, vitamina B1 e C, lenda e hidhur e quajtur pikrosalvine, fitoncide me veti baktericide, enzime etj.
Ne mjeksi ekstrakti i fituar nga gjethet, qe permban nje fitoncid aktiv kunder bacilit te tuberkulozit, perdoret si mjet per pakesimin e djerses, kur njeriu eshte i prekur nga tuberkulozi, kunder skuqjes se gjirit dhe te gojes, ne katarret bronkiale, ne semundjet e melcise se zeze e te temthit, ne dhimbjet e stomakut, kunder diarese etj. Ai merret ne forme ekstrakti te lenget ( 1-3 g ne dite ), ne forme infuzi ( 4 luge kafeje, dmth 7 g ne dite e grimcuar ne dy gota uji, para gjumit). Caji i perftuar nga zierja e bimes perdoret per pastrimin e gjakut, kunder djersitjes gjate nates, kunder semundjeve te melcise se zeze, te temthit, meshiksez urinare e veshkave, kunder reres ne melcine e zeze, kunder kolles dhe bronkitit kronik, semundjeve te mushkerive, astmes etj si dhe per pakesimin e qumeshtit te nenave qe kane me teper nga sa ka nevoje femija. Nga jashte, lengu i perftuar nga zierja e gjetheve, perdoret per kompresa kunder plageve te qelbezuara, plageve te gojes dhe per forcimine mishit te dhembeve, per te bere banjo kur femijet e kane te mbulluar trupin me pucra ose buleza. Gjethet e fresketa dhe te thara perdoren ne guzhine per te aromatizuar peshqit, mishin e patave, rosave derrave te pjekur, sallamin etj. Vaji esencial i perfituar nga gjethet perdoret ne industrine e parfumerise dhe ne kozmetike. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherebeles mjeksore mund te perfitohen para lulesimit te saj.

Materiali eshte marre nga libri " Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone"
Autor: Mustafa Demiri.
Back to Main         
© Copyright 2002 Alb-Info, Tirana, Albania.All Rights Reserved.